Sipas MeteoAlb, orët e para te mëngjesit kanë nisur me vranësira dhe shira të dobët në të gjithë vendin, por mesdita sjellë ndërprerje të shirave si edhe intervale të shkurtra me kthjellime.
Parashikohet që vranësirat të pësojnë sërish zhvillim gjatë orëve të pasdites duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu. E njëjta situate e paqëndrueshme e motit do të vijoje edhe gjatë natës, ku shirat do të jenë prezent.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesdite duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindore, kjo do te beje qe ne brigjet detare te gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë.
/Priza.al/