Sipas MeteoAlb, Shqipëria prej disa ditësh ndodhet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat gjatë paradites do të sjellin në vend kthjellime në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore dhe vranësira kalimtare në pjesën tjetër të Shqipërisë.
Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të bëhen më të dukshme në zonat malore, por vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim dallgëzim 3 ballë.
/Priza.al/