Moderatorja e njohur Bora Zemani, prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.
Kjo javë për Borën ka qenë shumë e rëndësishme, pasi para pak ditësh djali i saj, Arbor ka festuar ditëlindjen e tij. Duket se ditëlindja ka zgjatur 1 javë, pasi vetëm pak më parë Bora ka postuar disa foto nga festa e organizuar ditën e sotme për ditëlindjen e tij dhe shkruan:
“Gjithmonë bebi im! E mbyllëm javën e ditëlindjes”,- shkruan Bora.