GJKKO dënon disa nga anëtarët e grupit kriminal të trafikut të drogës/ Mes të arrestuarve dhe dy ish-truprojat e Saimir Tahirit

 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dënuar 8 anëtarët e grupit kriminal të trafikut të drogës, që u kapën në kuadër të operacionit “Shpirti” disa muaj më parë.

Ilirjan Duçellari u dënua me 17 vjet heqje lirie, dënim i cili u konvertua në 11.4 vjet.

Aurel Kalari, Kleo Bregun, Orhan Duçellarin, Julian Bejdollarin, Rexhino Muçan u dënuan me nga 13 vjet burg secili, të konvertuara në 8 vjet e 8 muaj burg.

Ndërsa Alban Koshi u dënua me 12 vjet burgim i konvertuar në 8 vjet heqje lirie dhe Mariglen Duçellari me 5 vite burg, që iu konvertua në 3 vite e 4 muaj.

Më herët, në kuadër të këtij operacioni është dënuar me 13 vite burg edhe Hekuran Marku, një prej ish-truprojave të ish-ministrit Saimir Tahiri. Hekuran Marku i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *