Ish-drejtori i burgut ‘313 Jordan Misja, Eduart Struga është dënuar nga GJKKO me 2 vite e 6 muaj burg. Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me vendim të formës së prerë ish drejtorin, i cili tashmë do rikthehet në qelitë që ka drejtuar, pasi ai u hetua në gjëndje të lirë.
Togat e zeza të apelit kanë lënë në fuqi vendimin edhe për dy të pandehurit e tjerë.
Fajtor u shpall edhe për përgjegjësi i sektorit të logjitsikës Florin Ahmetaj, i cili u dënua 4 vite burg për akuzën e korrupsionit. Ndërsa me 3 vite burg u dënua biznesmeni Ervin Kurtulla, pasi është përfshirë në skemën korruptive.
Shtetasit e lartëpërmendur u shpallën fajtor me vendim të formës së prerë pasi nga hetimet ka rezultuar se dy ish-zyrtarët e lartë të burgut janë përfshirë në skena korruptive me vlera miliona lekë. Për Strugën dhe Ahmetaj është vendosur gjithashtu edhe heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
Eduard Struga, në cilësinë e Drejtorit të Institucionit të Vuajtjes së Dënimit ‘Jordan Misja’, në bashkëpunim me shtetasin Florjan Ahmetaj, me detyre shef i llogjistikës, kanë kërkuar dhe kane marrë nga shtetasi I. Paço, një shumë prej 457.000 (katërqindë e pesëdhjet e shtatë) mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregtar të tregtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP”.
Ndërkohë shtetasi I. Paço ka bashkëpunuar me Ervin Kurtullën për t’ia dhënë paratë Ahmetajt dhe Strugës.
Ish-drejtori i burgut, Eduart Struga, bashkë me Florjan Ahmetajn dhe Ervik Kurtullën, u arrestuar në prill të 2020-tës pasi në këmbim të parave kishin lejuar aktivitetin e një minimarketi brenda burgut 313.