Gjykata e Posaçme ka dënuar me 5 vite burg Ilir Kapetanin, i cili abuzoi me detyrën kur ishte zyrtar i Agjensisë së Trajtimit të Pronave.
Ai u mori ryshfet 22 pronarëve për ti kompensuar.
Sipas prokurorisë në kohën kur Kapetani ishte në postin e tij iu premtonte zgjidhje qytetarëve të ndryshëm në këmbim të shumave monetare, dhe varionin nga 30 deri në 300 mijë lekë.