Gjykata Kundër Krimit të Organizuar ka kthyer në SPAK dosjen e ish-gjyqtarit të Kushtetueses, Fatos Lulo për të ribërë edhe njëherë ekspertizën financiare të tij por këtë herë me një ekspert të pavarur.
Sipas SPAK, Fatos Lulo ka pasur mungesë të ardhurash për pronat dhe fshehje pasurie. Më 3 gusht 2021, SPAK dërgoi për gjykim në GJKKO, Fatos Lulon pas përfundimit të hetimeve për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.
SPAK: Fatos Lulo ka pasur mungesë të ardhurash për pronat dhe fshehje pasurie.
Ky vendim është marrë për shkak se është kërkuar të plotësohen me fakte të tjera dosja e hetimit. Lulo përmes avokatit ka pretenduar se nuk ka vepër penale dhe se pasurinë e ka të justifikuar.
SPAK i sekuestroi pasurinë Lulos, pasi dyshohet se nuk e justifikon atë. Prokuroria e Posaçme vuri nën sekuestro: Një dyqan me sipërfaqe 172m2, i cili ndodhet në Rrugën Durrësit në kryeqytet.
/Priza.al/