Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për zyrtarët e Dimalit të arrestuar nën akuzën e korrupsionit. Masa e sigurisë për Agim Çunin i cili ushtronte detytën e specialistit te Emergjencat, është ndryshuar nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Altin Pali, Drejtori i Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Dimal – Arrest me burg
Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës – Arrest shtëpie
Arben Guraj, Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve – Arrest me burg
Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare – Arrest me burg
Arjan Demiraj, inxhinier pranë kompanisë – Arrest me burg
Zyrtarët u arrestuan me dyshimet se kanë abuzuar me lejet e ndërtimit, duke i dhënë kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3000 euro.