TIRANË– GJKKO ka vendosur masën ‘arrest shtëpie për Blerta Turkun. Kjo e fundit, me profesion juriste, ishte në arrest me burg për shkak se u ndalua me kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe.
Gjatë vendimit që duhet të merrte për të Gjykata e Posaçme ajo u pa me lot në sy dhe pyeti: Pse duhet të mbetem unë në qeli?
Turku ka qënë zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, ndërsa roli i saj në dosjen e abuzimit me tenderin, ende është i paqartë.
Fatos Tushe u akuzua për korrupsion dhe shpërdorim detyre ndërkohë që është akoma nën arrest. Ish-kryebashkiaku u shkarkua ditën e nesërme pas arrestimit me firmë të kryeministrit Rama, i cili u shpreh se Tushe duhet të përballet me drejtësinë pa mbështetjen e PS-së.
/Priza.al/