GJKKO ka lënë në burg ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Hekuran Markun.
Në një deklaratë për mediat, avokati i tij, u shpreh se vendimi është i padrejtë dhe do ta ankimojnë atë.
Sipas avokatit, Marku nuk ka lidhje me akuzat e pretenduara dhe pretendoi se klienti i tij është i pafajshëm.
“Edhe gjatë seancave që do të zhvillohen do të kundërshtojmë. Do të tregojmë që Marku s’ka lidhje me veprat penale për të cilën është marrë i pandehur. Me Bregasin njihet gjatë fushatës elektorale. Se çka bërë Bregasi Marku s’ka dijeni. Njohja e tij përfundon vetëm në kuadër të fushatës elektorale të vitit 2015.
Në 2013 ka filluar punë në gardë dhe në kuadër të fushatës elektorale ka rastësisur që është njohur me Elion Bregasin. Atje është njohur me të dhe sipas akteve”, tha avokati.