Gjykata e Posaçme ka vazhduar lënien e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka.
Ai është arrestuar me 29 korrik ndërsa ish oficerja e policisë Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi janë shpallur në kërkim.
Sipas SPAK nga hetimet paraprake Zarka në bashkëpunim me këta u kanë ofruar dhe premtuar qytetarëve përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë.