GJKKO lë në burg Ramazan Rrajën

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Ramazan Rrajën. Ky i fundit u arrestua për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut të tij, Aleksandër Laho.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Mësohet se Rraja ka mohuar lidhjen me ngjarjen.

Ramazani, nipi i deputetit Rrahman Rraja u arrestua dy ditë më parë, pasi ishte në kërkim. Ai u kap duke lëvizur me armë pa leje në vendin e quajtur Ura e Gjoles.

Pak muaj më parë, në banesën e Ramazan Rrajës janë ushtruar dy kontrolle, pasi dyshohej si person që kishte dijeni për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj.

SPAK-u lëshoi urdhër për shoqërim të detyrueshëm të tij për të dhënë dëshmi, por në momentin e kontrollit Rraja nuk u gjend në banesë, dhe u paraqit pak kohë më vonë. Pasi u mbajt për disa orë në policinë e Tiranës, Rraja u la i lirë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *