Gjykata e Posaccme Kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Sekretaren e Përgjithshme Joana Duro.
Gjithashtu pas qelisë të paktën deri në përfundim të hetimeve do vijojë të qëndrojë edhe Laureta Sheto. Ndaj tyre rëndon akuza e korrupsionit të zyrtarëve të larte shteteror. Nga hetimet ka rezultuar se sektetarja ka përfituar një shumë prej 33p mijë lekëve për një procedurë tenderimi. Sipas SPAK, shuma prej 330 mijë Lekësh është dhënë si ryshfet nga Administratori Vladimir Topi, me qëllim për të përfituar na mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me objekt Loti i 1. Fondi limit i këtij tenderi mësohet të ketë qenë 805 mijë lekë. Hetimet kanë zbuluar se shuma e parave fillimisht i është dhënë inxhinierit Silvi Shehi në banesën e Topit, dhe më pas ia ka dërguar Laura Shetos, e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me sekretaren e ministrisë. Dy përfaqëuesit e kompanisë, akuzohen për “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Shuma e parave u gjet në zyrën e sekretares, menjëherë pas arrestimit nga policia. Dy zyrtaret që u ndaluan të premten Joana Duro dhe Laura Sheto akuzohen nga SPAK për veprat penale “Korrupsioni aktiv dhe pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
SPAK sqaroi se hetimet nisen mbi bazën e informacioneve te siguruara nga Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila mori pjesë edhe ne arrestim, bashkë me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.