Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të ish gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Guxim Zenelajt.
Guxim Zenelaj akuzohet për deklarim të rremë pasurie.
7 pasuritë e Zenelajt me vendodhje në Lezhë pas vendimit të GJKKO i kanë kaluar shtetit.
Pasuritë janë 3 apartamente, 2 garazhe, 1 dyqan në ishull Lezhë dhe 1 tokë me sipërfaqe 1000 m² në Vlorë.