Abuzimi me tenderin 24 mln lekë, GJKKO cakton masën për Fatos Tushen dhe zyrtarët e tjerë! Juristja qan pas vendimit!

Pas ngjarjes së bujshme ku me urdhër të SPAK u arrestuan 11 zyrtarë të bashkisë së Lushnjes, përfshirë kryebashkiakun Fatos Tushe, ditën e sotme GJKKO ka caktuar masat e sigurisë për secilin.

Pas një seance maraton të nisur ditën e sotme në orën 9:00 të mëngjesit gjyqtarja e Posaçme, Danjela Shirka , ka marrë një vendim për 11 të arrestuarit të bashkisë së Lushnjes, të cilët akuzohen për abuzim me tenderat.

GJKKO ka lënë sot në burg ish-kreun e Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushen. E njëjta masë sigurie është komunikuar edhe për 6 të arrestuarit e tjerë, Flamur Peqinin, Ibrahim Lamin, Bujar Muratin, Bektash Nexhan, Blerta Turkun dhe Gazmend Çelën ndërsa 4 prej tyre,  Xhemal Hasko, Margarita Gjermëni, Andri Musho dhe Ani Simoni, janë lënë në ‘arrest shtëpie’. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprën penale, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.  Ndërkohë, Ibrahim Laminit, masa e sigurisë do t’i komunikohet në spital, ku ai është shtruar për shkak se ka patur probleme me shëndetin. .

Burimet bëjnë me dije se pas komunikimit të masave të sigurisë, Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, u përlot në Gjykatë, duke thënë se ajo është vetëm juriste dhe duke kërkuar ndryshim të masës, por megjithatë GJKKO e la në burg.

Fatos Tushe u arrestua dy ditë më parë nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës. Kryebashkiakut iu vunë prangat në zyrën e tij, ndërsa bashkë më të u arrestuan edhe 8 zyrtarë të bashkisë Lushnje dhe 2 biznesmenë. Nga dosja e hetimeve faktohet qartazi bashkëpunimi i Tushes dhe Peqinit në tenderin korruptiv për rehabilitimin e  kanalit ujitës në fshatin Bishthëm dhe Bitaj.

Kujtojmë se Fatos Tushe akuzohet për korrupsion në një tender me vlerë 24 milionë lekë, për ndërtimin e kanalit vaditës në rrethinat e Lushnjes. Mësohet se hetimet për këtë aferë kanë nisur në 2020, mbi bazën e një referimi të ardhur nga policia gjyqësore, ku dhe ka rezultuar se më 31 gusht 2020 është hapur dhe fondi për rehabilitimin e kanalit ujitës me fond limit 23 251340 lekë pa tvsh. Në garë kanë qenë disa kompani, por sipas SPAK ka rezultuar se në shpërdorim të hapur të detyrës, kryebashkiaku Tushe dhe vartësit e tij, ia kanë dhënë këtë tender kompanisë “Euroalb” shpk, ndonëse ka pasur ofertën më të lartë dhe duke shkelur barazinë për operatorët e tjerë . Kanë qenë operatorët e tjerë të skualifikuar nga ky tender, të cilët kanë bërë ankesë, dhe më pas është zbuluar rasti i  shpërdorimit të detyrës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *