GJKKO merr vendimin për Shullazin dhe grupin e tij! Sa vite është dënuar ‘koka’ e bandës

Një nga emrat më të njohur të botës së krimit ka marrë sot dënimin nga Gjykata e Posaçme. GJKKO ka vendosur të dënojë me 14 vite burg Emiljano Shullazin, me 12 vite burg për Gilmando Dani, 10 vite burg për Endrit Qyqjan, 10 vite burg për Endrit Zelën dhe 9 vite burg për Blerim Shullazin.

Shullazi dhe anëtarët e bandës së tij akuzohen për një seri krimesh.

Në seancë ishin të pranishëm Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja Endrit Zela ndërsa Blerim Shullazi nuk ishte pasi ka sjellë një deklaratë duke theksuar se është i sëmurë.

Sipas gjykatës Blerim Shullazi nuk është vizituar tek mjeku i burgut dhe për këtë arsye kërkesa e tij për shtyrje të seancës nuk pranohet.

“Jam me grip. Nuk dua të vizitohem”, mësohet të ketë thënë Blerim Shullazi.

Gjykata po ashtu ka rrëzuar kërkesën e Emiljano Shullazit për përjashtim të trupës gjykuese të kryesuar nga Miliana Muça dhe anëtarët Artur Kalaja dhe Daniela Shirka.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *