Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar këtë të premte ka vendosur pushimin e padisë së bërë nga ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Togat e zeza pushuan çështjen, pasi as Basha dhe as avokatët e tij nuk u paraqitën.
Padia e Bashës, ndaj Veliajt kishte të bënte me deklaratat e rreme që ky i fundit kishte bërë për pasurinë, shtëpinë dhe rezidencën.