GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit Koka për ndryshimin e masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për ndryshimin e masës së sigurisë.

Burime për median bëjnë me dije se Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ dhe se hetimi për të të vazhdojë.

Kujtojmë se Koka akuzohet për veprat penale ‘shpërdorim detyre”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”, lidhur me çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

SPAK e akuzon Kokën se ka përfituar ryshfet nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *