Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme që çoi në lirimin e liderit të PD-së nga masa e arrestit shtëpiak.
Pas seancës së sotme, Gjokutaj theksoi se SPAK mund të bëjë apelimin, por sipas tij, ky institucion ka “hipur një kali së prapthi” në këtë proces.
“Ne nuk i besojmë gjykateve, ua kam thënë kemi 1 vite e ca luftë me Irena Gjoka. Nuk e di duhet të kuptoni, nuk mund të hyj ndërgjegjes së brendshme procesi është politik nuk ekziston arsye ligjore. SPAK le të bëjë çtë dojë. Duhet të ulë kokën dhe të shoh çfarë ka bërë, të kthehet në retrospektivë i ka hipur një kali së prapthi. Që nga sot. absolutisht i ekzekutueshëm. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha(u drejtohet gazetarëve).”