Gjokutaj: Një gjyqtare e GJKKO bën pazare me të kërkuar në Vjenë
Avokati i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka ngritur akuzat për një gjyqtare të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke e lidhur atë me një të arrestuar dhe një të kërkuar në Vjenë.
Në një postim në rrjetet sociale, Gjokutaj aludon se kjo gjyqtare është përfshirë në “pazare” me një person të cilit i është vendosur një mandat arresti ndërkombëtar dhe që ndodhet në Vjenë.
Gjokutaj gjithashtu kritikon një prokuror të SPAK, i cili, sipas tij, ka dosjen e skandalit por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.
“Kush është një gjyqtare e GjKKO që na paska dalë në një telefon të sekuestruar në banesën e një të arrestuari, e që bëka pazare me një kandidat burgu gjoja të kërkuar në Vjenë dhe që merret me objekte që nuk ekzisojnë? Dava 500 mijë € thuhet!
Po kush është prokurori i SPAK që e paska dosjen dhe nuk vepron?
Puseta e Drejtësisë po hapet! Do qelbet Shqipëria por të paktën do të bjerë rehat!”, shkruan Gjokutaj.