Avokati i Sali Berishës në dosjen “Partizani”, Genci Gjokutaj në një postim në rrjetet sociale thotë se Edi Rama u tregua “lepur” që nuk pranoi që Fredi Beleri të betohet në Himarë dhe e lejoi të betohet si Eurodeputet i zgjedhur nga grekët.
“Rasti Beleri tregon fytyren e vertete te Sistemit të Drejtesise Shqiptare dhe tutorit te saj KM Edi Rama!
Per tu betuar si i zgjedhur nga shqiptaret ne krye te Bashkise Himare ende i pa denuar me vendim te formes se prerë nuk u lejua te betohej!
Per tu betuar si i zgjedhur nga greket per ne Parlamentin Europian i denuar me vendim te formes se prere lejohet te shkoje te beje betimin!
Kjo eshte trimeria e Edi Rames dhe keto jane bëmat e tij!
Kjo ngjarje me kujton nje histori ne pyll!
Lepuri shante larte e poshte Luanin se ishte i padenje per mbret i pyllit, palaço etj. siç Edi Rama shante Belerin per kreun e Bashkise Himare!
Nje dite takohen balle per balle Luani dhe lepuri!
Ore lepurush i thote Luani me te vertete i ke ti ato fjale qe thua larte e poshte neper pyll per mua?
Jo jo o Mbret i pergjigjet lepuri po ja pime nga nje gote ndonjehere dhe flasim edhe budallallëqe siç eshte rasti sot ku Rama lepurushi i trembur nga Luani Europian pranon se ja ka futur kot!
Se si do vijoje historia e Luanit Europian me lepurushin pijanec provincial te cilit nuk i pushon goja me raki apo esëll do ta shohim!
Sepse kemi edhe sezonin e “gjuetisë” i cili mund tja lehtesoje punen Luanit” shkruan ai.