Analisti Baton Haxhiu ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të Bashkimit Europian me liderët e vendeve të Ballkanit, ku Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përsëri nuk iu dha statusi kandidat për t’ua anëtarësuar në BE.
Për Haxhiun, fjalimi kritik i Ramës ndaj BE dhe Bullgarisë tregoi që ai është intelektual si dhe tregoi aftësitë si kryeministër.
Analisti u shpreh se Shqipëria nuk i ka merituar negociatat në një fazë të caktuar, ndërsa aktualisht analisti thotë se BE-ja “nuk na do”.
“Një fazë nuk e kemi merituar, tani nuk na duan. Rama pati 3 paraqitje; ishte intelektual, si Kryeministër dhe Rama i 3 ishte si Edi Rama. Te kjo pjesa intelektuale, një burrështetas është vështirë që ti mbart sekretet në publik. Ka dhe momente poshtërimi. Nuk ka këtu doza arrogance për arsye se poshtërimi, se faza e fundit ishte poshtëruese për Shqipërinë. Fuqitë e mëdha nuk arritën që një vendi që ka patur probleme serioze me korrupsionin të mos bindet për ta hequr veton, tregon se BE ka probleme serioze. Europa është e sëmurë po aq sa Putini i cili realisht ka bërë invazion. Të hysh në mbledhje do thuash unë do flisja 30 sekoda po meqë nuk e keni bërë atë që duhet më lini të qaj për atë që nuk keni bërë… mendoj që ka zgjedhur mëyrën më të mirë për t’u përplasur me ta”,- u shpreh Baton Haxhiu.