Sot në Ohër është mbajtur ‘Forumi i Prespës’, një konferencë e organizuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, ku marrin pjesë lider të rajonit të Ballkanit Perëndimor, të tjerë zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Konferenca, e cila është titulluar ‘Ballkani Perëndimor, Puzzle i munguar për plotësimin e Evropës’.
Por duket se rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, është kundërshtuar edhe nga zyrtarë portugezë.
Portugalia si fillim kishte një draft që ishte i pranueshëm për Maqedoninë e Veriut, por në fund Sekretarja e shtetit portugez për Çështjet Evropiane, Ana Paula Zacarias doli me deklaratë ku tha se gjuha maqedonase është dialekt i gjuhës bullgare dhe është kodifikuar në vitin 1945. Kjo deklaratë e saj ka sjellë shumë reagime në Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani deklaroi se presidenca sllovene do të trashëgojë draftin e presidencës portugeze, pasi sipas tyre drafti është në rregull për qeverinë e RMV, por deklarata e Zacarias nuk ka qenë e duhura.
Tashmë, Maqedonia e Veriut i ka varur shumë shpresat tek presidenca sllovene për të zgjidhur çështjet pezull me Bullgarinë dhe për vijuar rrugën drejt BE-së.
Më 22 qershor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk arritën sërish të marrin një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për të nisur negociatat me familjen e Bashkimit Evropian.
Shkak u bë vetoja e Bullgarisë për problemet që ka me Maqedoninë e Veriut.
/Burimi Euronews/