Gjuha turke, projekt pilot në shkollat e Shqipërisë? Vizita e Erdogan ‘shpejtoi’ aplikimin, DAR u nis e-mail shkollave 9-vjeçare

Na mbajti të robëruar për 5 shekuj, bëri masakrat më të mëdha të historisë së popullit tonë që nga lashtësia, përgjegjës për prapambetjen e theksuar dhe errësirën në të cilën e la vendin tonë, dikur i vriste dhe burgoste shqiptarët që mësonin fshehurazi gjuhën e tyre të nënës, por sot Turqia po u imponohet autoriteteve të shtetit shqiptar, që të vendosin me detyrim gjuhën turke nëpër shkollat e arsimit 9-vjeçar.

Fill pas vizitës e së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në vendin tonë, shkollat po vlerësojnë kërkesat për të mësuar gjuhën turke si lëndë me zgjedhje të lirë.

Shkollat 9-vjeçare kanë nisur të pyesin prindërit e nxënësve të klasave të 6 deri në klasën e 9-të, në lidhje me vendosjen ose jo të gjuhës turke si lëndë me zgjedhje.

Gjuha turke futet në shkollat shqiptare

Në këtë email drejtoria rajonale Arsimore Tiranë, kërkon informacion të plotë nga shkollat për numrin e kërkesave të nxënësve për të mësuar gjuhën turke si gjuhë e huaj, pjesë e kurrikulës me zgjedhje, pasi nxënësit të aprovohen në secilën klasë referuar planit kombëtar të arsimit 9-vjeçar për nxënësit e klasave të 6 deri tek klasat e 9-të.

Mësueset kujdestare kanë dërguar tek prindërit javën që kaloi mesazhe ku kërkohet të mblidhen të dhënat mbi preferencat për gjuhën turke.

Ndërsa në Fletoren Zyrtare është publikuar në datën 2 mars 2021 marrëveshja mes dy vendeve, e cila parashikon futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke. Referuar marrëveshjes,

Në nenin 3. pika 2, theksohet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë e kulturën brenda sistemit të tyre arsimor.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *