Gjumi me televizorin ndezur dëmton shëndetin, sipas ekspertëve truri monitoron mjedisin që e rrethon edhe kur fle

Të flesh me televizorin ndezur nuk bën mirë për shëndetin. Sipas një studimi rezulton se truri mbetet ende aktiv dhe kjo gjë bën që mos të pushojmë siç duhet.

Ekspertët shpjegojnë se teksa flemë, ky organ vazhdon të monitorojë mjedisin që na rrethon, duke balancuar nevojën për të mbrojtur gjumin nga zgjimi si pasojë e ndonjë stimuli. Gjatë eksperimenteve të kryera nga një grup kërkuesish australianë, ka diferencë edhe kur zërat që truri përcepton janë familjarë apo të panjohur. Në rastin e dytë shkaktojnë shqetësime sensoriale, ndërsa në rastin kur janë zëra të familjarëve, atëherë verifikohen ndryshime në aktivitetin cerebral në lidhje me përpunimin dhe reagimin sensorial.

Por gjatë natës, truri ndryshon sjelljet, pasi një zë i panjohur mund të bëhet i njohur me kalimin e kohës, gjë që tregon se truri, megjithëse në gjumë është në gjendje të mësojë. Kështu që, pavarësisht se përgjumja mund të jetë e këndshme para televizorit, nuk na garanton një pushim cilësor të trurit dhe të gjithë organizmit tonë.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *