“PS nuk do të katandiset kashtë dhe k*qe”/ Rama për angazhimin e rinisë: Partia nuk do të kthehet në azil pleqsh

Kryeministri Edi Rama shprehu sot synimin e tij që me riorganizimin e Partisë Socialiste, ta kthejë atë në një aktivitet sfidues social që të afrojë pranë vetes të rinj dhe të reja që të gjejnë aty jo vetëm thjesht një punë në shtet.

Sipas Ramës, tashmë është momenti për “një riorganizim tërësor nga lart poshtë edhe në aspektin përmbajtësor të partisë, të përfshirjes e përfaqësimit jo me fjalë e jo me farsat e anëtarësive të reja ku mblidhen njerëz për të dalë në TV me mua e ku jepen karta anëtarësie për herë të dytë apo ku thirren familjarë”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të krijohet një Akademi e Partisë Socialiste për të mësuar brezat e rinj për të gjeneruar motorët e partisë, në mënyrë që ajo të mos kthehet në azil pleqsh.

Nëse nuk doni që PS një ditë aspak të bukur të bëhet një azil pleqsh duhet të veprojmë sot pa menduar që kjo nuk do ndodhi Në kohën që ne kemi pushtetin.

E nuk do ndodhë këtu, por mund të ndodhë shumë më shpejt se sa pragfillimi.
Ka një qasje të re, edhe makineria jonë e pathyeshme elektorale rrezikon të mbetet një ditë në rrugë pa benzinë, në pamundësi për të rendur më tutje por edhe kjo parti rrezikon pastaj të katandiset si simotrat e veta kashtë dhe koqe, pa kokë e pa krahë rreth asaj.

Rama u shpreh se duhet të alarmohemi që të mos shohim fundin e PS duke e cilësuar këtë një borxh për brezat që do vijnë dhe atyre që i kanë dhënë jetë duke e sjellë në kushtet ku është sot.

“Partia jonë duhet të jetë një proces edukimi politik si çdo bashkësi e organizuar që t’i qëndrojë kohës. Unë nuk do të dorëzohem në këtë pikë dhe fjala në fund të çdo mbledhje nuk mund të jetë i anëtarëve. Kush si, sa i kontaktojmë, sa i informon anëtarët e partisë në diskutime për çështje përtej punësimit në shtet. Kush i mban ata lidhur me qëllimet e përbashkëta deri kur ne u shkojmë në derë dhe u themi na e jepni votën. Po derën kush ua hap atyre. Sa i dëgjon dhe kush i dëgjon.

Ne duhet të alarmohemi sot për të ardhmen dhe rolin e kësaj partie në shoqërinë shqiptare. Teoria e pranuar se njerëzit ndoshta nuk të vijnë nëse punësimi në shteti nuk është karremi, është teoria jo e atyre që udhëheqin por e atyre që udhëhiqen dhe merren për hunde nga inercia e njerëzve të mbetur pa forcë udhëheqëse. Kjo forcë duhet të kërkojë më shumë prej tyre duke besuar te inteligjenca dhe shpirti i tyre. Kush kërkon më shumë prej tyre duhet të thotë atë që bën dhe të bëjë atë që thotë. Figura duhet thjesht një spiker në radio që ka ardhur për të mbaruar punë ndërkohë që punët e veta i ka vënë për terezi.

Duhet të alarmohemi që të mos shikojmë fundin e partisë socialiste. Ne sot duhet të veprojmë. Ua kemi borxh atyre që vijnë pas nesh. Dhe ua kemi borxh atyre që u dhanë jetë kësaj partie dhe e sollën këtë parti në kushtet kur ne kemi këtë privilegj të madh të jemi këtu. Sot duhet të mendojmë për shëndetin forcë dhe suksesin e partisë socialiste në një afat më të gjatë se katër vjet. Ngritja e një akademie e Partisë së Socialiste për edukimin e brezave të rinj nuk është zgjidhja magjike por një amperativ i kësaj kohe të ndërmjetme mes nesh dhe gjeneratës së 20-vjeçarëve dhe të tjerëve pas tyre. Nëse nuk doni që PS një ditë aspak të bukur të bëhet azil pleqsh duhet të veprojmë sot pa menduar se kjo nuk ndodh në kohën kur ne kemi pushtetin.

S’kam asgjë unë me vajzat e djemtë e secilit pej jush apo të tjerëve, flas për mungesën totale të kuptimit e pastaj besimit që kjo parti të bëhet një hapësirë interesi për shumë më tepër vajza e djem që të gjejnë këtu jo vetëm, punën në shtet, por atë burim nxitjeje e pasioni që gjejnë kur bëjnë aktivitete të tjera sociale.

Ku ka aktivitet social më sfidues se sa politika dhe gara politike?

Pse statuti i partisë që ne sa herë kemi hyrë ta thjeshtojmë vetëm është komplikuar ndërkohë ne na duhet një parti me shumë më pak rregulla e sa më shumë diskutime dhe aktivitet social e kulturor.

Partia duhet të jetë një vend ku prindërit të ndjehen mirë që fëmijët e tyre po e kalojnë kohën duke u marrë me dicka që ia vlen njësoj si sporti, arti, njësoj si aktivitetet e tjera që bëjmë bashkë se njerëzit njohin njerëz të tjerë, ndajnë ide e shqetësimë, halle, kuptojnë që s’janë vetëm e të vetmit se ka dhe të tjerë e mund të bëjnë atë që vetëm politika e bën të ndryshojnë gjëra që duke ndejt vetëm në kafene e me atë mbrokllën me Kim Kardashianin nuk i ndryshojnë dot.

Na duhet një sistem i ri të menduari e jemi në kohë për ta bërë se kemi eksperiencë”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *