Gjykata Administrative i jep të drejtë Juventusit

Vendimi ka dalë sot nga Gjykata Administrative e Lacios, e cila ka bërë të ditur se në aktet e procesit duhet përfshirë edhe një dokument që përmban kërkesën e organit të konkurrencës (Covisoc) nga lindi hetimi, ndaj prokurorisë sportive rreth penalizimit apo jo të mundshëm të bardhezinjve dhe klubeve të tjera të bazuar mbi rregulloret në fuqi.

Dokumenti, i cili është pranuar nga gjykata administrative dhe duhet të futet në aktet e çështjes së dënimit të Juventusit, është përdorur nga bardhezinjtë si arma më e fortë e tyre në procesin e mëparshëm rreth plusvalencave. Në atë rast, shpjegohej se nuk kishte një penalizim sportiv dhe sipas dokumentit në fjalë, pas datës 14 korrik 2021 nuk mund të kishte më dënim për bardhezinjtë rreth kësaj teme.

Kështu, këta të fundit pretendojnë se gjithçka bën ët pavlefshëm vendimin që doli rreth dy muaj më parë dhe shënoi zbritjen e tyre në renditjen e Serisë A. Por gjithçka duhet të konfirmohet nga seanca para Gjykatës së Komitetit Olimpik që do të përcaktojë vijimësinë e kësaj çështje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *