Gjykata caktoi burg për rusët e ukrainasin/ Avokati: Nuk ka fakt kriminal, duhet të ishin lënë të lirë

Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatovdhe të cilët sulmuan uzinën e Gramshit janë lënë në burg.

Lidhur me këtë masë sigurie, avokati i ukrainasit Fedir Alpatov, Saimir Vishaj shprehet se të tre këta shtetas duhet të ishin lënë të lirë.

“Nuk ka fakt kriminal, të tre duhet të ishin të lirë sot. Asnjë vend në botë nuk merret me studentë që janë blogerë. Do i drejtohemi Gjykatës së Lartë me rekurs. Prokuroria ka ndryshuar qëndrim. Nuk përmendet as nga akuza që janë spiunë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se dy rusët dhe ukrainasi janë arrestuar pas një incidenti të shkaktuar prej tyre në uzinën e demontimit të armëve në Gramash. Ato u konfliktuan fizikisht me ushtarët pasi donin të fotografonin objektin ushtarak.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *