Gjykata e Tiranës ditën e sotme regjistroi statutin e Berishës, Menjëherë pas kësaj Grupi i Rithemelimit është nisur drejt selisë blu.
Pak minuta më herët ka reaguar Ish-Kryeministri Sali Berisha ku ka komentuar vendimin gjykatës e cila vendosi të regjistrojë statutin e Kuvendit të Partisë Demokratike të 11 Dhjetorit 2021 të thirrur nga vetë ai.
Pak para nisjes së mbledhjes së grupit të Rithemelimit Berisha tha se nuk mund të ishte ndryshe, ndërsa mesazhi për demokratët është bashkimi.
“Nuk mund të ishte ndryshe. Mesazhi për demokratët është bashkim dhe vetëm bashkim.”, tha Berisha.