Gjykata e Apelit deklaratë për mediat, Tritan Shehu: Skandaloze! Rama po e përdor për të ndërhyrë në…

Deputeti i Grupit të Rithemelimit të PD, Tritan Shehu e ka konsideruar skandaloze dhe të turpshme deklaratën e Gjykatës së Apelit të Tiranës se “Foltorja” po sulmon në mënyrë të paligjshme gjyqtaren Blerina Muça dhe sistemin e drejtësisë lidhur me Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.

Mbrëmjen e djeshme Shehu tha se nuk ka dëgjuar kurrë në jetën e tij që një gjykatë të nxjerrë komunikata shtypi politike.

“Skandal i vërtetë! Është gjykatë e komanduar! Kjo është një ngjarje e turpshme. Nuk kam dëgjuar asnjëherë një gjykatë të dalë në komunikata shtypi. Është vendim antiligjor, por edhe komunikata më kujton komunikata politike, që s’duhet të kenë asgjë të përbashkët me drejtësinë”, tha ai

Për demokratin cilido vendimi i gjykatës për legjitimimin ose jo të Kuvendit të 11 dhjetorit, partia Demokratike dhe politika nuk duhet të ndikohen nga gjykatat.

Ai përsëriti se kryeministri Edi Rama po tenton të ndërhyjë në PD duke përdorur sistemin e drejtësisë.

“Kemi dorën e gjatë të Ramës që do të caktojë edhe kryetarin e PD dhe të gjitha. PD s’e përcakton dot Rama, nuk mund ta bëjë dhe ta zhbëjë me një manipulim gjykate. Nuk ndihem i shqetësuar sepse ne gjejmë mbështetjen e demokratëve. PD nuk janë copat e letrave që jep gjykata. Nuk influencohen politikat nga gjykata”, vazhdoi më tej Shehu.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *