Gjykata e Apelit lë në burg administatorin e ‘Alba Exotic Fruit’, dyshohet të jetë i përfshirë në trafikun e drogës

TIRANË– Gjykata e Apelit ka lënë në burg administratorin e firmës ‘Alba Exotic Fruit’, Bajron Gumenin, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në trafikun e drogës. Avokati i tij është shprehur se do ta çojë çështjen në Prokurorinë e Durrësit. Baftjar Rusi ka kërkuar shfuqizim të masës së dhënë nga Gjykata.

Gumeni u vë në pranga më 13 korrik, pas kapjes së mbi 11 kilogramë kokainë në kontejnerin, ku kompania e Gumenit kishte porositur ngarkesë me banane. Gjatë këtij muaji janë kapur edhe 2 sasi të tjera kokaine në kontejnerët e kësaj kompanie.

Në kërkim është shpallur edhe pronari tjetër, Eduart Dauti, i cili është shprehur për mediat se ndodhej në Francë, por do kthehej në Shqipëri për të sqaruar çdo gjë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *