Gjykata e Apelit në Tiranë ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për kontrollorët Munih Mezini dhe Armand Fezga, që deri tani shkalla e parë i kishte lënë në masën e arrestit të shtëpisë.
Edhe për kontrolloren Flora Ndreca mbetet në fuqi masa e detyrimit të paraqitjes, pas ngjarjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku ata shpallën gjendjen e paaftësisë së përkohshme për punë, e cila u interpretua si një grevë nga qeveria, dhe ku pati përplasje për disa ditë me radhë.