Gjykata e dënoi me burg, flet avokati i Lefter Kokës: Është i pafajshëm, nuk ka asnjë përgjegjësi! Procesi ndaj tij politik, i bërë nga LSI

Në një seancë që zgjati gati 90 minuta, ish-minstri i Mjedisit, Lefter Koka ka folur për herë të parë në gjykatë, pas arrestimit nga SPAK për aferën me inceneratorin e Elbasanit, ku dyshohet se ka përfituar 3.7 mln euro. Koka ka mohuar që të ketë shkelur ligjin në kontratat për inceneratorin e Elbasanit, por Gjykata ‘nuk është bindur’ dhe e ka lënë në burg ish-ministrin.

“S’kam shkelur ligjin“, mësohet të ketë thënë ai. Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin edhe familjarë të ish-ministrit.

Avokati i Kokës, Fatmir Braka tha para mediave se klienti i tij është i pafajshëm dhe se para gjykatës ka konfirmuar se nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me procedurat e impiantit në Elbasan, e madje shtoi ai nuk aludon për asnjë person tjetër. Sipas avokatit, Koka akuzohet për shpërdorim detyre, por nuk ka asnjë përgjegjësi, Brenda në gjykatë, shtoi Braka, nuk është thënë se Koka ka marrë 3.7 mln euro, ndërsa shtoi se fillimi i procesit ka qenë politik dhe është bërë nga LSI.

Avokati i Lefter Kokës, Fatmir Braka tha se ish-ministri është i pafajshëm dhe se procesi ndaj tij është politik.

‘Na u njoftua dje vendimi. Vlerësimi i caktimit të masës së sigurisë. Koka mbajti atë qëndrim që i përgjigjet të vërtetës dhe realitet dhe është i pafajshëm. Konfirmoi se nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me procedurat e impiantit në Elbasan. Kur Koka nuk ka përgjegjësi nuk aludon për ndonjë person tjetër. Gjithë procesi për impiantin e Elbasanit nuk ka përgjegjësi asnjë. E vërteta është se ai akuzohet për shpërdorim detyre, por i nuk ka asnjë përgjegjësi. Aty nuk u tha se ka marrë 3.7 mln euro, duhet të provohet se është bërë ky korrupsion. Ky moment procedurial u morëm me veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Nuk është marrë në pyetje, megjithëse ka qenë person nën hetim. Fillimi i procesit ka qenë politik, është bërë nga LSI. U gjet në banesë, i priti oficerët.’– tha Braka.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *