Gjykata e Elbasanit tërheq vendimin për ekstradimin e ‘spiunes’ ruse

Gjykata e Elbasanit ka dëgjuar sot palët për ekstradimin ose jo të shtetases ruse, Svetlana Timofeeva. Vetë ‘spiunia-blogere’ nuk ka pranuar që të ekstradohet. Autoritetet ruse kanë kërkuar lejim e ekstradimit të saj.

“Federata Ruse ka përjashtuar çdo përgjegjësi të saj që lidhet me KE. Situata e përfshirjes së Rusisë në luftë pamundëson ekstradimin e saj drejt Rusisë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan i kërkon Gjykatës që të mos lejohet ekstradimi i shtetases ruse drejt Rusisë. Aktualisht ka edhe një procedimin penal ndaj saj në Republikën e Shqipërisë”, tha prokurori.

Avokatet e cilësuan kërkesën e prokurorisë për mospranimin e kërkesës për lejim ekstradimi të shtetases ruse drejt Rusisë një kërkesë të ligjshme.

Sipas tyre, moslejimi i ekstradimit të saj është i bazuar në Konventën Europiane për të Drejtat e Lirive Themelore të Njeriut.

Timofeeva, 33 vjeçe nga Rusia, u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 së bashku me dy shtetas të tjerë, Mikhail Zorin, 23 vjeç nga Rusia dhe Fedir Aplatov nga Ukraina, pasi tentuan të hynin në ambientet e uzinës së armëve në Gramsh dhe hodhën sprej neuro-paralizues ndaj dy ushtarëve që ruanin objektin ushtarak.

Teksa përfundoi afati i arrestit me burg, Gjykata e Elbasanit vendosi zgjatjen e afateve të paraburgimit edhe pse ky vendim u cilësua i jashtëligjshëm dhe në shkelje të të drejtave nga ana e mbrojtjes.

Vetë Timofeva shprehu dakordësi me rrëzimin e kërkesës së federatës ruse.

“Kam bërë kërkesën si azilkërkuese në Shqipëri. Jam dakord të qëndroj në Shqipëri”, tha ajo.

Seanca për shpalljen e vendimit për ekstradimin e saj u la më 14 prill 2023 në orën 12:15.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *