Gjykata e Fierit jep masën e sigurisë për Albert Zajën, autorin e dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

Gjykata e Fierit ka vendosur sot të lërë në burg Albert Zajën, i arrestuari i vetëm për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. 37-vjeçari u arrestua dy ditë më parë për vrasjen e ndodhur në Sheq të Madh të Fierit.

Ndërkohë, lidhurme ngjarjen policia ka shpallur në kërkim 4 persona të tjerë. Zaja u arrestua në shtëpinë e tij në fshatin Larushkë, të Niklës, në Fushë-Krujë. Para se të arrestohej ai ka tentuar të largohet dhe të fshehë armën që mbante pa leje. Shkëlzen Kastrati u qëllua me breshëri me kallashnikov ndërsa ishte brenda makinës së tij në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.

OPERACIONI I ARRESTIMIT

Operacioni është realizuar në fshehtësi të plotë nga forcat speciale RENEA, që pasi kanë siguruar informacion për vendndodhjen e Zajës, e kanë rrethuar atë në shtëpinë e tij në fshatin Larushkë, të Niklës, në Fushë-Krujë.

Në mënyrë që të mos dekonspiroheshin, forcat speciale kanë përdorur automjete civile në operacion, megjithatë duket se në momentin e fundit, Albert Zaja ka kuptuar se ishte rrethuar e ka tentuar të largohet. Duke ecur me vrap për t’i shpëtuar arrestimit, ai ka tentuar të fshehë në baltë armën që mbante pa leje, një pistoletë tip “Glock”, me një krehër me fishekë dhe fishek në fole, e cila është sekuestruar.

Zaja nuk ka arritur të largohet shumë nga vendi ku ishte i rrethuar dhe është neutralizuar nga forcat RENEA. Burimet thanë se ai nuk ka bërë rezistencë dhe në momentin që i është bërë thirrje që të dorëzohej, ka ngritur duart lart. Pas arrestimit, Albert Zaja është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *