Bashkëshortja e Nasim Haradinajt ka reaguar pas marrjes së vendimit me 4 vite e gjysëm burgim.
Xhejlanja Haradinaj tha se vendimi me 4 vjet e gjysmë burgim për burrin e saj ka qenë i pritur. Ndër të tjera shton se Gjykata e Hagës është e padrejtë dhe shumë raciste.
Teksa zbulon se ka biseduar me burrin e saj mëngjesin e sotëm, dhe tha se ka qenë i qetë.
“Ky vendim për mua ka qenë i pritur, pasi që Nasimi është marr padrejtësisht prej fillimit, s’kam pritur diçka tjetër. Kjo gjykatë është e padrejtë dhe shumë raciste, sot edhe e tregoj veten. Nasimi ka thirr në ora 7, ka qenë i qetë. S’ka hiç drejtësi, kështu që ishim të përgatitur. Të ishte bërë e kundërta isha befasuar edhe unë edhe ai.
Është e vështirë, por jemi mësuar të ballafaqohemi me kësi sene. Më është dukur sikur Serbia është ka dënon. Nasimi më tha “për mua është me rëndësi Kosova me qenë mirë, populli me qenë mirë, atdheu me qenë mirë”, deklaroi ajo. Asnjë grimë s’jom mërzit, as ai, as unë kur është atdheu në pyetje”, tha ajo.