Ditën e sotme Gjykata e Lartë ka caktuar datën se kur do të mbahet seanca gjyqësorë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Gjyqi për Saimir Tahirin dhe ish-drejtorin e policisë Vlorë, Jaeld Çela do të mbahet më datë 28 shtator në orën 10:00.
Kujtojmë se ish-ministri, Tahiri është dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa ish-drejtori i policisë Vlorë, Jaeld Çela është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.
Të dy akuzohen për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj. Ish-kreu i Policisë së Vlorës u vetëdorëzua në polici në maj të 2020-ës, pas dy vitesh në arrati, ky i fundit akuzohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
/Priza.al/