Sot, Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë kërkesën e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, që e dënoi me burg. Pas seancës së kaluar më 9 tetor, mbrojtja e tij u tërhoq nga kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, duke theksuar se objekti i kërkesës nuk qëndronte më.
Avokati i Salianjit, Ledio Braho, shpjegoi se ish-deputeti është i qetë dhe e konsideron dënimin si politik. Ai shpreson për një vendim pozitiv nga Gjykata e Lartë, e cila do të vendosë për pezullimin e dënimit.
Braho gjithashtu theksoi se ende nuk janë zbardhur arsyet e vendimit të Apelit dhe KQZ nuk e ka hequr mandatin e deputetit për Salianjin