Gjykata e mbylli në shtëpi, kush është Sabina Cenameri që shpërtheu në lot në Kuvend(Video)

Sabina Cenameri, ish anëtarja e Komisionit të Prokurorimit, ka qenë personi i radhës e cila morri sot masën “arrest me burg”. Cenameri akuzohet për “shpërdorim detyre”, në lidhje me operacionin që ka ndërmarë SPAK.

“Sabina Cenameri, e bija e Hysni-ut dhe e Elida-s, e datëlindjes 09.11.1988, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare. E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal,”shkruhet në vendimin e Gjykatës.

Ish-anëtarja ka mbajtur edhe postin si specialiste pranë Ministrisë së Mjedisit. Gjatë momentit të marrjes nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Cenameri ka shpërthyer në lot, si shkak i debateve të forta mes palëve në Komision.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *