Gjykata e Posaçme shtyn seancën për Berishën, Gjokutaj: Hetimet janë shtrirë në drejtime të tjera

Gjykata e Posaçme shtyu seanca për Berishën të shtyhet në 11 korrik.
Seanca për informacion 2 mujor për Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, do të mbahet në orën 10:00. Shkak i shtyrjes ishte mosmarrja e njoftimit për seancën nga Berisha dhe Malltezi.

Ndërkohë avokati i tij Genc Gjokutaj ka reaguar pas shtyrjes së seancës së sotme ku do të kishte një raportim për hetimet 2 mujore të prokurorisë.
‘Afatet ata i kanë 6 mujore dhe mund të marrin zgjatur.

Në datën 11 korrik në orën 10:00 është caktuar seanca tjetër, ne ndërkohë do të marrim materialet e hetimeve 2 mujore se çfarë ata kanë hetuar dhe do të shikojmë dhe qëndrimin e tyre.

Këta nuk vendosin në dijeni më papara, por veprojnë në mënyrë autonome ne ligjin dhe vendosin e komunikojnë kur të duan, sipas direktivës që ka ecur deri tani.

Absolutisht ne ndryshimin e masës e kemi permanentet me të gjitha objektet e mundshme. Kjo seancë është posaçërisht për masën, sepse raportimi dy muajsh bëhet në funksion të masës së sigurisë, dhe si rezultat i hetimeve bëhet një rezyme, nëse kjo masë duhet të vijojë apo të zëvendësohet me masë tjetër.

Në zëvendësimin e masës nuk e kërkojmë për arsye shëndetësore, apo shkaqe humane. Ne e kërkojmë sepse mungon çështja në thelb. Këta dhe ta zgjasin dhe mos e zgjasin afatin, një çështje që nuk ka çështje brenda, sigurisht që nuk mund të zgjatet, por të pushohen hetimet.

Hetimet janë shtrirë në drejtim të tjera, në rrethana që nuk kanë lidhje me korrupsionin’, tha avokati

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *