Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit me burg për ekstremistin, 52-vjeçar Xherxh Laçin.
Lacci ka ngujuar familjen e tij për 6 vite, duke i lënë pa drita e ujë. Lidhur me akuzat për dhunë, Laçi para trupit gjykues ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djemve të tij. I pyetur për armët pa leje që iu gjetën në banesë dhe municionet, 52-vjeçari deklaroi se i mbante për punë.
“Nuk i kam dhunuar gruan dhe gruan, s’i kam penguar të dalin nga shtëpia”, ka thënë ai para gjykatës.
Sakaq avokati ka kërkuar ekspertizë mjeko ligjore, për shëndetin mendor.