Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie Arlind Gjokutajn dhe 2 zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Financave

 

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie Arlind Gjokutajn dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, të akuzuar për shpërdorim detyre.,

Të tre këta persona dyshohet se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurosh.

Arlind Gjokutaj, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave është arrestuar sëbashku me përmbaruesin Alban Ruli dhe drejtorin juridik te Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxhaj. Ata firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar, por që nuk e kishte një status të tillë.

Nga kjo shumë, Ilir Thana mori vetëm 400 mijë €, teksa pjesa tjetër e parave Ilir Thanës do t’i kalonte në muajt në vijim, por skema e mashtrimit u pikas.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *