Pas pranimit të ankimimit të Enkelejd Alibejt nga Gjykata e Tiranës ka ardhur edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Duke cituar po një fjalë të Berishës më 25 mars, Bardhi këshillon ish-kryeministrin që të zbarojtë vendimin.
Pjesë nga fjala e Bardhit:
Bardhi: Siç ka thënë edhe Sali Berisha më 25 Mars: Vendimet e gjykatave zbatohen, nuk mund te komentohen, nuk mund te sulmohen. Nuk mund të kesh dy standarte, kur na pëlqen vendimi e zbatojmë, kur nuk na pëlqen e sulmojmë. Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri ishte dhe është tërësisht i paligjshëm. Qetësisht institucionet legjitime të partisë kanë ndjekur rrugën ligjore për zhbërjen e tij.
Askush nuk duhet të shqetësohet nga zbatimi i ligjit dhe duhet të ruaj qetësinë derisa drejtësia të flas. Kërcënimet ndaj gjyqtarëve, dërgimi i mercenarëve të rikthyer sëfundmi brenda gjyqësorit për të joshur gjyqtarët, blerja apo shitja e vendimeve gjyqësore, kthimi i selive të partive në salla gjyqi të humbur, i përkasin drejtësisë së korruptuar alla Zhukri dhe një metaliteti të vjetër politik që ka mbajtur peng të ardhmen e Shqipërisë.
Për qartësi të opinionit publik, dua të sqaroj se palë në një proces ku shqyrtohet kërkesa për regjistrim të një statuti të një partie politike, është vetëm PARTIA POLITIKE, ndërkohë se kush e ka të drejtën e përfaqësimit e cakton gjykata në çështje themeli. /Priza.al