Antari i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso ka reaguar pasi Apeli pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt.
Në një deklaratë për media Kaso, është shprehur se institucionet e drejtësisë po mbajnë të përçarë Partinë Demokratike duke kundërshtuar me ligj përfshirjen e palëve politike.
Kaso theksoj se nuk e ndan gjykata se kush e ka përfaqësinë e partisë Komisioni i Rithemelimit apo të tjerët, në këto kushte duhet ta kishte rrëzuar.
“Në radhë të parë dua të sqaroj se ndryshe nga sa është sqaruar në disa media dhe portale gjykata e Apelit nuk ka vendosur prishjen e vendimit të gjyqtarit Zhukri, por është pranuar ankimi nga një palë që pretendon që përfaqëson Partinë Demokratike.
Me provat që janë në dosjen gjyqësore, nuk mund të mos njihet statuti i 11 dhjetorit.
I ashtuquajturi ankim nuk përmbush asnjë nga kriteret ligjore, personi që ka paraqitur kërkesën nuk është palë, dhe as përfaqësues legjitim të ndonjë pale për shqyrtimin e çështjes.
Ka shumë arsye ligjore të cilat do t’ja mundësonin gjykatës futjen e PD-së në këtë proces. Asnjë përveç se grupi i Rithemelimit nuk mund të përfaqësojë më mirë Partinë Demokratike. Ankimimi i Alibeajt nuk është palë e këtij ankimimi, as përfaqësues. Kontrolli që bëri gjykata nuk është një kontroll që të ndajë kush e përfaqëson opozitë. Vendimi i gjykatës duhet të verifikonte nëse është firmosur ose jo nga e njëjta palë. Kjo e fundit duhet të kishte vendosur rrëzimin e ankimimit”, tha ai.