Me kërkesë të Acromax, në Gjermani janë hapur disa çështe gjyqësore për ish zyrtarin e korruptuar të PD-së Elvi Fundo allias Vesho mallistin dhe pusetën e tij mediatike CNA.
Gjykata e Köln-it në Gjermani ka dhënë tre vendime kundër Elvi Fundos, duke konstatuar shkelje të përsëritur nga ana e tij të së drejtës së autorit, me publikimet dhe maskarallëqet në pusetën e tij mediatike CNA.
Në të tre rastet, gjykata gjermane urdhëron që Elvi Fundo të ndalojë menjëherë shkeljet me mediat e tij, në të kundërt për secilin rast rrezikon të dënohet me 250 mijë euro gjobë ose me burgim deri në 6 muaj burg.
Prapaskena publikoi disa ditë më parë tre vendimet e gjykatës gjermane. Pas publikimit, Vesho mallisti iu drejtua me një letër-ankesë gjykatës.
Ndërkaq, për katër çështje të tjera, gjykata gjermane ka vendosur se do të gjykohet për shkelje të të drejtës së autorit administratori i CNA Xhovani Shyti dhe kompania CNA.
Vendimi ka ardhur pas pretendimeve degraduese të Vesho mallistit se ai nuk është pronar i CNA dhe faji është i administratorit, Xhovani Shyti, për poshtërsitë që Vesho bën me portalin dhe televizionin dhomë e kuzhinë.
Pas tre dënimeve, ku Vesho ka pranuar fajin, gjykata e ka përjashtuar atë nga gjykimi i katër çështjeve të tjera. Kjo është një fitore e Vesho mallistit ndaj administratorit të tij, Xhovani Shyti, por jo ndaj Acromax.
Ndonëse i mallosur dhe me psikoza, Vesho mallisti duket se është i vetëdijshëm për pasojat ligjore, pasi ka gjetur gjithnjë ndonjë sylesh për t’a vendosur administrator, duke i lënë në kurriz pasojat e maskarallëqeve që bën me portalin dhe televizionin qesharak.
Prapaskena fton Xhovani Shytin që të lërë disa ditë rakinë dhe të reflektojë për hullinë e rrezikshme në të cilën e ka futur Vesho mallisti për interesat e tij personale, për pisllëqet që bën në emrin e tij si dhe për pasojat e vendimeve të ardhshme të gjykatave në Shqipëri dhe Gjermani.
Nuk e dimë se çfarë të thotë dhe si të mban me gajret ty kur pini raki bashkë dhe kur të jep ndonjë bakshish nga dengjet e parave të gjobave, por në gjykata dhe prokurori Vesho mallisti pretendon se nuk ka asnjë lidhje me CNA dhe se për çdo gjë mbani ju përgjegjësi.
Jepni dorëheqjen sa nuk është vonë që të mos çuditesh ndonjë ditë kur të vijë përmbarimi dhe të të marrë shtëpinë për pisllëqet e Elvi Fundos, i cili ka arritur deri aty saqë një fitore ndaj teje në gjermani e ka shpallur si fitore ndaj Acromax. Gjej dikë që di gjermanisht dhe kupto se si të ka fundosur Vesho.