Gjykata hedh poshtë vendimin, 39-vjeçarja Britney Spears dështon të marrë pavarësinë nga babai i saj

Gjykatësja që mbikëqyr konservatoritetin e Britney Spearsit ka mohuar kërkesën e saj për të hequr kontrollin e babait të saj disa ditë pasi këngëtarja u lut që të lirohej nga babai i saj.

Gjykatësja Brenda Penny, që kryeson çështjen përpara Gjykatës Supreme të Los Angelesit, të mërkurën nënshkroi një vendim të ri, i cili vazhdon t’i japë babait të këngëtares Jamie Spears kontrollin mbi jetën e saj.

Detaje të mëtejshme se pse gjykatësja e mori vendim nuk janë bërë të ditura, megjithëse po bëhet një peticion i ri që kërkon lirinë e Spears dhe do të dorëzohet në Gjykatë shkruan DailyMail.

Më 23 qershor këngëtarja 39-vjeçare u bë kryelajmi i mediave botërore me kërkesën e saj për të rifilluar kontrollin e financave dhe jetës së saj, pas 13 vitesh nën një konservatoritet, i cili i dha babait të saj kontrollin e çështjeve financiare dhe jetës së përditshme të Spearsit.

Spears is pictured with her father Jamie. The pair have not spoken since August. She has been fighting since last year to lift a conservatorship that he presided over since 2008

Në peticionin e tij, babai i Britney, Jamie Spears dhe ekipi i tij kërkuan që gjykata të ‘hetojë vërtetësinë e akuzave dhe pretendimeve të bëra nga Spears’. Ai i ka mohuar me forcë, duke thënë se ai ka në mendje vetëm interes të mirë për vajzën e tij.

Babai i saj gjithashtu paraqiti një përgjigje në të njëjtën ditë me peticionin, duke shprehur shqetësime mbi Jodi Montgomery, i cili u emërua si kujdestari i përkohshëm i Britney Spears në vitin 2019.

Britney ka pohuar se kjo konservatorësi nga babi i saj është abuzive dhe se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë por babai i saj nuk e lejon këtë gjë.

 

Çfarë është konservatoriteti në ligjin amerikan?

Konservatoriteti është një koncept ligjor përmes të cilit një gjykatë në trashëgimi cakton një person për të menaxhuar çështjet financiare dhe personale të një personi të paaftë ose të mitur. Shpesh është një i afërm. Terminologjia dhe detajet ndryshojnë nga shteti në shtet, por parimet e përgjithshme janë të gjitha të ngjashme. Detyrat e kujdestarit përfshijnë mbikëqyrjen e financave, kujdesin mjekësor dhe rregullimet e jetesës. Në rastin e Britneyt, kujdestarët gjithashtu mbikëqyrin marrëveshjet e vizitave me dy djemtë e saj adoleshentë, të cilët janë nën kujdestarinë e plotë të ish-burrit të saj, Kevin Federline. Përdoret më shpesh për dikë që është rëndë i paaftë mendërisht, ose vuan nga çmenduria. Detajet specifike të çështjes së Britney nuk janë zbuluar. Nëse një gjykatës nuk thotë të kundërtën, ata ende mbajnë të drejtat për të marrë vendime të caktuara, sipas manualit të Kalifornisë.

Protesters gathered in Los Angeles ahead of the eagerly-anticipated hearing

Spears, seen in 2018, has been under the control of her father since her 2008 breakdown

 

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *