Me produkte të vjedhura nga një dyqan, L. Xh. ja kërkoi faljen e parë administratorit duke ju përgjëruar: ‘të kërkoj falje për gjërat që të kam vjedhur’.
Faljen e dytë ja kërkoi policisë, kur oficerët e departamentit për parandalimin dhe hetimin e krimeve nisën të mbajnë procesverbale për hajdutin e ‘kafshatës ‘. Shkresat tregojnë se hajduti i një cope djathë e së bashku me të dhe të një cope sallami u kap në flagrancë.
‘Është e vërtetë, unë i vodha një pako djathë dhe një shufër sallami. Por unë vodha sepse isha i uritur. Madje e kam bërë këtë gjë dhe dy herë të tjera. Dhe sërisht e kam bërë i shtyrë nga uria’- thotë i dyshuari.
Ai u shpall i pafajshëm nga gjykata dhe në çastin që doli, drejtoi duart nga qielli.
Në të njëjtën gjykatë është sërish një vendim pafajësie, që lidhet me kushtet ekstreme të varfërisë që shtyu për të vjedhur çiftin Shaqir dhe Nexhmie Hasa. Janë prindër të katër fëmijëve të mitur. Të papunë. Vendimi numër 2335 e thotë këtë gjë.
I futën nëpër rroba dhe krejt hapur, pa u fshehur kërkuan të largohen. Vlera e mallrave ushqimore të mësipërm sipas akt ekspertizës u llogarit 1345 lekë të reja.
‘Kemi të ardhura vetëm një pension invaliditeti . Kemi katër fëmijë të vegjël dhe duhet ti ushqenim, nuk dinim çfarë tu jepnim për të ngrënë’, pohuan në komisariat, secili nga të dyshuarit e kapur në flagrancë. Ata u dorëzuan nga prokuroria si të pandehur dhe gjykata edhe në këtë rast kujton kushtet e mbijetesës.
‘Në rastin konkret, gjykata konstaton se nga të pandehurit janë marrë një sasi e papërfillshme artikujsh ushqimore, nga njerëz ekstremisht të varfër. Ata kanë vjedhur për fëmijët e tyre të mitur në kushtet e nevojës ekstreme, pasi nga pamundësia për të blerë ushqime të domosdoshme për të vegjlit e tyre, rrezikohej seriozisht jeta dhe shëndeti i tyre. Dëm i cili është shumë herë më i madh se sa vlera e dëmit të shkaktuar pronarëve të marketit, prej 1345 lekë’, deklaron gjyqtari në vendim, transmeton Fol.org.al. Çifti i shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës jeton në rrugën ‘3 Dëshmorët’, Tiranë dhe siç bëhet me dije prokuroria e kryeqytetit e ka apeluar vendimin.