Gjykata Kushtetuese ka dhënë sot vendimin për çështjen e Teatrit Kombëtar duke shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të teatrit te Bashkia e Tiranës. Vendimi gjithashtu shfuqizon ligjin për procedurat e për ndërtimin e godinës së re.
Si rrjedhojë, toka e teatrit i rikthehet Ministrisë së Kulturës, gjë e cila i heq të drejtën Bashkisë së Tiranës për të vazhduar me procedurat e ndërtimit të godinës së re. Në vendim, gjykata e ka shfuqizuar ligjin për ndërtimin e teatrit me partneritet publik privat duke e cilësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën.
Nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e Këshillit Bashkiak “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt – Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”.
Pas këtij vendimi ka reagur Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili se duhet të ecim përpara dhe mos humbasim kohë me histeri.
Reagimi i Veliajt:
Tani të ecim përpara e të ndërtojmë shtëpinë më të madhe e moderne të Teatrit ne Ballkan, boll humbëm kohe me histeri, si me çdo projekt te madh! Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar.