Ministria e Punëve të Jashtme Greke ka reaguar pas zgjatjes së paraburgimit të kryebashkiakut të ri të Himarës, Fredi Beleri i cili u la sot nga gjykata në qeli nën dyshim për akuzat e ngritura ndaj tij për blerje votash.
Në reagim thuhet se vendimi i gjykatës ul besimin e publikimit te drejtësia dhe perceptimin europian të shtetit të së drejtës.
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u takua sot me homologen e tij Olta Xhaçka u temë e diskutimit ishte edhe lënia në burg e Fredi Belerit.