Gjykata lë në burg autorët e plagosjes së 26-vjeçarit tek ish-Parku i autobusave në Tiranë

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ndaj 3 të arrestuarve për përplasjen e 3 ditëve më parë në ish-parkun e autobuzëve. Dy të arrestuarit Daniel Manushi dhe Farjon Palushi të cilët akuzohen për “vrasje me dashje, mbetur në tentativë”, kanë marrë masën arrest me burg, ndërsa për të plagosurin Aleksandër Nikolla i arrestuar për moskallëzim krimi, gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje”.

Autorët e ngjarjes ishin fshehur në një banesë në kryeqytet, që pas plagosjes së kryer. Ata u lokalizuan nga policia duke iu gjetur një armë e markës “Stey” me numër serial të fshirë.

Nga dëshmitë e dhënë duket se konflikti ka ndodhur për shkaqe banale. Daniel Manushi pretendon se ka debatuar me persona që nuk i njihte, ndërkohë që kishte shkuar për t’u qethur.

Aleksandër Nikolli do hetohet në gjendje të lirë. Në dëshminë e tij përballë efektivëve ai është shprehur se nuk di asgjë për këtë ngjarje. Policia ka mundur të gjejë 5 gëzhoja në vendin ku ndodhi plagosja.

Më 14 tetor, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” me rrugën “Frosina Plaku”, Daniel Manushi në bashkëpunim me dy persona të tjerë plagosën me armë zjarri 28 vjeçarin Aleksandër Nikollin dhe 26-vjeçarin Xhulio Vela.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *